Pikat kufitare pa kolona, pritjet në Merdarë deri në 20 minuta

Pikat kufitare pa kolona, pritjet në Merdarë deri në 20 minuta

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka publikuar të dhënat më të fundit mbi fluksin e mjeteve në pikat e kalimit kufitar, të përditësuara në orën 08:10 të mëngjesit të sotëm.

Sipas të dhënave, situata në të gjitha pikat kufitare paraqitet e qetë, me pritje minimale për kalim. Në shumicën e pikave kufitare, pritjet për automjete si në hyrje ashtu edhe në dalje variojnë nga 3 deri në 5 minuta.

Disa përjashtime janë vërejtur në pikat kufitare Dheu i Bardhë dhe Jarinje, ku pritjet shkojnë deri në 10 minuta, si dhe në pikën kufitare Merdarë, ku pritja në dalje arrin deri në 20 minuta.

Për sa i përket qarkullimit të kamionëve, të gjitha pikat kufitare raportojnë kohë të njëjta pritjeje prej 3-5 minutash si në hyrje ashtu edhe në dalje, pa ndonjë kolonë të raportuar.

Share This