Dhjetë minuta lojë për Zhegrovën, Juve mund Leccen

Dhjetë minuta lojë për Zhegrovën, Juve mund Leccen

Juventusi ka marrë fitore shumë të rëndësishme në udhëtim ndaj Lecce me rezultatin minimal 1-0, duke forcuar pozitën në garën për një vend në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Skuadra torineze e zgjidhi ndeshjen që në sekondat e para, falë një goli të Dusan Vlahovic në minutën e 11-të.

Lecce reagoi menjëherë dhe krijoi disa raste të rrezikshme, por portieri Michele Di Gregorio ishte vendimtar për bardhezinjtë në momentet kyçe të takimit.

Juventus pati mundësi ta thellonte epërsinë edhe në pjesën e dytë, madje Vlahovic realizoi sërish, por goli u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje. Edhe një tjetër gol i Pierre Kalulu u anulua për të njëjtën arsye.

Pavarësisht rasteve të humbura, skuadra torineze arriti ta ruajë avantazhin deri në fund dhe të sigurojë tri pikë shumë të vlefshme.

Në radhët e Juvës në dhjetë minutat e fundit të kësaj sfidë në lojë u inkuadrua edhe sulmuesi kosovar Edon Zhegrova.

Me këtë fitore, Juventus zgjat serinë pa humbje në kampionat dhe krijon një diferencë të rëndësishme në garën për top-katërshe, ndërsa Lecce mbetet ende në luftë për mbijetesë.

Share This