Putin: Lufta në Ukrainë mund të jetë drejt fundit

Putin: Lufta në Ukrainë mund të jetë drejt fundit

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se lufta në Ukrainë mund të jetë duke iu afruar fundit. Sipas agjencisë Reuters, Putin u shpreh shkurt se “mendoj se po shkojmë drejt fundit”, pa specifikuar nëse i referohej një armëpushimi, negociatave apo një zgjidhjeje përfundimtare të konfliktit.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka deklaruar se lufta në Ukrainë mund të jetë duke iu afruar fundit, pa dhënë sqarime të mëtejshme për natyrën e këtij zhvillimi, raporton Reuters.

Duke folur në Moskë pas paradës së Ditës së Fitores në Sheshin e Kuq, Putin u shpreh para gazetarëve se: “Mendoj se po shkojmë drejt fundit”, pa specifikuar nëse i referohej një armëpushimi, negociatave apo një marrëveshjeje të mundshme paqeje.

Deklarata e tij u bë në një ditë simbolike për Rusinë, më 9 maj, e cila shënon fitoren e Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore. Këtë vit, parada u zhvillua nën masa të rrepta sigurie dhe në një format më të kufizuar krahasuar me vitet e mëparshme, mes shqetësimeve për sulme të mundshme me dronë nga Ukraina.

Rusia ka shpallur një armëpushim të përkohshëm tre-ditor dhe një shkëmbim të burgosurish, megjithatë Ukraina ka reaguar me kufizime ndaj këtij njoftimi dhe ka vënë në dyshim zbatimin e tij të plotë, raporton rtk.

Në fjalimin e tij, Putin gjithashtu akuzoi NATO-n për mbështetje të “agresionit” kundër Rusisë dhe theksoi se forcat ruse në front po veprojnë në vazhdimësi të trashëgimisë historike të Luftës së Dytë Botërore.

Share This