Paraqitje e mirë e Zhegrovës, Juve barazon me Leccen

Paraqitje e mirë e Zhegrovës, Juve barazon me Leccen

Juventusi nuk ka mundur të marrë më shumë së një barazim 1-1, në duel me Lecce-n, ndeshje kjo e luajtur të shtunën në kuadër të elitës së futbollit italian.

Ndonëse ishin nikoqirët kishin iniciativë në terren, krijuan më shumë raste, megjithatë, ishte skuadra mysafire e para që kalojë në epërsi përmes Banda (45-2’).

Në fraksionin e dytë, në radhët e juventinëve u aktivizuar edhe reprezentuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, i cili bëri paraqitje të mirë, madje ishte pjesë e golit të barazimit që e realizoi McKennie (50’).

‘Zonja e Vjetër’ deri në fund të ndeshjes bëri presion të madh drejt portës mysafire, megjithatë, tentimet e tyre ishin të kota për të thyer mbrojtjen e Lecc-es, skuadër në të cilën terë këtë sfidë luajti edhe mesfushori shqiptar Ylber Ramadani.

Pas këtij barazimi, Juve është e pesta me 33 pikë, kurse, Lecce është e 16-ta me 17 sosh.

Share This