
Deputeti Igor Simiq nuk i merr votat për nënkryetar të Kuvendit
Në seancën konstituive të sotme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Lista Serbe propozoi deputetin e saj, Igor Simiq, për postin e nënkryetarit të Kuvendit.
Megjithatë, edhe pas tri raundeve të votimit, ai nuk arriti të sigurojë votat e nevojshme për t’u zgjedhur nënkryetar i Kuvendit nga radhët e komunitetit serb.


