
Deliu: Kuvendi është degraduar, nuk po shoh vullnet politik
Blerta Deliu – Kodra nga PDK në prag të nisjes së seancës së 50-të konstituive ka thënë se nuk pret rezultat sot sepse sipas saj, nuk ka vullnet politik.
“Është stërzgjatur çështja e seancave plenare. E kam të vështirë të besoj që do të ketë ndonjë zhbllokim të Kuvendit, sado që do të ishte në përgjegjësinë e VV-së dhe të koalicionit Alternativa dhe Guxo që t’i hapen rrugë kësaj situate të rëndë të krijuar dhe ta ndalin këtë degradim të institucionit më të lartë në vend”, ka thënë ajo.
“Nuk po shoh që ka vullnet politik, sado që gjendja është e rëndë”, ka shtuar ajo.
Kjo është java e fundit që mund të konstituohet Kuvendi i Kosovës, sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, raporton rtk.


