
Dardanët e rinj mundën nga Zvicra
Kombëtarja e Kosovës në basketboll U18 është mundur nga Zvicra U18, me rezultat 77-81, ndeshje kjo e luajtur të dielën në kuadër të FIBA U18 European Championship – Division B, sfidë kjo e zhvilluar në Pitesti të Rumanisë.
Dardanët e rinj ‘luftuan’ me zemër në ndeshjen e tretë të Kampionatit Evropian ndaj Zvicrës, por përkundër përpjekjeve të mëdha, nuk arritën ta mbyllin me fitore.
Ndeshja ishte e fortë dhe me ritëm të lartë deri në fund, ku vendosi efikasiteti i kundërshtarit.
Djemtë tanë treguan karakter dhe vazhdojnë të përfaqësojnë Kosovën me krenari në çdo përballje!


