
Vallecano ndal Realin
Real Madridi nuk ka mundur të marrë më shumë së një barazim pa gola në duel me Rayo Vallecanon, ndeshje kjo e luajtur në stadiumin “Vallecas”.
Ky ishte barazimi i dytë radhazi pa gola për madrilenët, që nuk po arrijnë të gjejnë rrugën e rrjetës pas ndeshjes kundër Liverpoolit në mesjavë.
Skuadra e Xabi Alonsos pati disa raste të mira shënimi që në fillim të ndeshjes, përfshirë tentimet e Arda Gülerit dhe Vinicius Juniorit, por portieri Augusto Batalla ishte në formë të lartë.
Në pjesën e dytë, Mbappe dhe Bellingham rrezikuan sërish, megjithatë Rayo rezistoi falë paraqitjes solide në mbrojtje dhe pritjeve vendimtare të Batallës.
Ky rezultat e zgjat serinë e pamposhtshmërisë së Rayo Vallecanos ndaj Realit në “Vallecas” në katër ndeshje radhazi, ndërsa për “Los Blancos” është barazimi i parë në garat zyrtare që nga muaji qershor dhe hera e parë që mbeten pa fitore në dy ndeshje rresht që nga prilli.


