
City e deklason Wolves në ndeshjen e parë të sezonit
Manchester City e ka nisur garën në Premier League duke mposhtur Wolverhampton Wanderers me rezultat të thellë 4-0 të shtunën në stadiumin “Molineux”.
Fillimi ka qenë i ngadaltë për skuadrën e drejtuar nga Pep Guardiola, por pastaj gjërat kanë ndyshuar.
Erling Haaland (34′) e ka hapur serinë e golave duke shënuar nga afërsia pas asistimit të Rico Lewis, ndërsa pak minuta më vonë debutuesi Tijjani Reijnders (37′) e ka dyfishuar epërsinë.
Wolves ka tentuar të reagojë në pjesën e dytë, por rastet e krijuara nuk kanë prodhuar ndonjë gjë. Përkundrazi, ka qenë City ai që është treguar më konkret: Haaland (61′) ka realizuar edhe golin e tretë, duke arritur shifrën e dhjetë golave kundër Wolves, më shumë se ndaj çdo rivali tjetër në Premier League. Fitoren e ka vulosur një tjetër prurje e re, Rayan Cherki (81′), i cili ka finalizuar me sukses në fund të ndeshjes.


