Rënie e fluksit në kufi, pritjet më të gjata te Dheu i Bardhë

Rënie e fluksit në kufi, pritjet më të gjata te Dheu i Bardhë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se fluksi i automjeteve në pikat kufitare ka shënuar rënie në orët e mbrëmjes.

Në Merdare, pritjet në dalje janë 7-10 minuta me kolonë rreth 500 metra, ndërsa në hyrje deri në 5 minuta pa kolona. Te Dheu i Bardhë kolona arrin 500 metra me pritje deri në 50 minuta, kurse në hyrje pritjet janë vetëm 5 minuta.

Në Muçibabë pritjet shkojnë deri në 20 minuta me kolonë 100 metra, ndërsa në Kullë pritjet janë 7-10 minuta në hyrje dhe dalje, me kolona deri 40 metra.

 

Share This