Çitaku i reagon Muratit: Jeni për gjynah, si ka mundësi me ju blloku opozita kur i keni 66 deputetë

Çitaku i reagon Muratit: Jeni për gjynah, si ka mundësi me ju blloku opozita kur i keni 66 deputetë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, i ka reaguar ministrit të Financave,  Hekuran Muratit, pasi që ky i fundit ka fajësuar opozitën duke thënë se këta të fundit ‘’refuzuan’’ ta fusin në rend dite  mbështetjen për punëtorët e sektorit privat, studentët, pensionistët e familjet.

Çitaku, në reagimin e saj drejtuar VV’së ka thënë se këta të fundit janë ‘’për gjynah’’, dhe ka shtruar pyetjen se si mundet opozita t’i bllokojë ata, kur pushteti ka 66 deputetë, transmeton GE.

Postimi:

Për besë, për gjynah jeni, edhe pse i keni pasur të gjitha nivelet e pushtetit tash e 6 vite.

Hajde na tregoni: si paska mundësi që opozita ju ka bllokuar për të bërë punë të mira për këtë vend, kur i keni 66 deputetë në Kuvend? Shumicë solide.

Si ju ka bllokuar opozita që ka votuar çdo marrëveshje ndërkombëtare për Kosovën? Që i ka votuar zgjatimet buxhetore.

Diçka që ju nuk e keni bërë kurrë sa ishit në opozitë.

Hajde, tregoni.

Të paaftë.

Share This