
Chelsea dhe Crystal Palace ndajnë pikët në startin e Premier League
Chelsea nuk arriti të marrë më shumë se një barazim pa gola ndaj Crystal Palace në ndeshjen hapëse të sezonit të ri në Premier League, shkruan Rekordi.net.
Sfida u zhvillua të dielën në “Stamford Bridge”, ku “blutë” dominuan me raste, por pa arritur të thyejnë mbrojtjen e fortë të Palace.
Ndeshja përfundoi 0-0, duke lënë të dyja skuadrat me nga një pikë në javën e parë të kampionatit anglez. /Rekordi.net


