Ceremonia e lamtumirës, familja e Diogo Jota-s në fushë përpara ndeshjes Liverpool-Bournemouth

Ceremonia e lamtumirës, familja e Diogo Jota-s në fushë përpara ndeshjes Liverpool-Bournemouth

Familja e Digo Jota-s do të jetë sot minuta përpara ndeshjes së parë sezonale të Liverpool në tapetin e blertë të “Anfiedl Road”.

Kampionët e Anglisë do të nderojnë edhe në fushë kujtimin e sulmuesit portugez, i cili u nda nga jeta vetëm javë më parë pas një aksidenti automobilistik në Spanjë.

Edhe pse nga Liverpool nuk ka ende një njoftim zyrtar, mbi këtë temë është shprehur ditën e djeshme trajneri i Liverpool, Arne Slot, i cili bëri me dije se në stadium do të jenë prezent familjarët e Jota-s.

Share This