
Kristjan Asllani refuzon Spanjën, dëshiron të qëndrojë në Serie A
E ardhmja e Kristjan Asllanit duket gjithnjë e më larg Interit, por jo larg futbollit italian.
Mesfushori shqiptar ka refuzuar mundësinë për një transferim jashtë Italisë, pavarësisht interesimit konkret nga skuadra spanjolle, Real Betis.
Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, Real Betis kishte shfaqur interesim serioz për shërbimet e 22-vjeçarit, madje zhvilloi edhe një takim me drejtuesit e Interit.
Megjithatë, gjatë negociatave, përfaqësuesit e lojtarit bënë të qartë se Asllani preferon të qëndrojë në Serie A.
Interi ka kohë që e ka përfshirë mesfushorin në listën e lojtarëve në dalje dhe po shqyrton ofertat e mundshme për të.
Me refuzimin e pistës spanjolle, drejtuesit zikaltër do të fokusohen tashmë në gjetjen e një klubi italian që do të mund t’i ofrojë minutat dhe rëndësinë që Asllani kërkon për të vijuar rritjen e tij.
Zhvillimet e fundit pritet të nxisin interesin e disa klubeve të Serie A që kanë ndjekur nga afër situatën e futbollistit shqiptar, ndërsa afatit kalimtar i kësaj verë mbetet ende e hapur për një lëvizje të mundshme.


