
Carabao Cup/ Man City mund Newcastle-n, bën hapin e madh për finale
Manchester City ka shënuar fitore të rëndësishme në gjysmëfinalen e parë të Carabao Cup, duke triumfuar 0:2 në udhëtim ndaj Newcastle United.
“Citizens” kontrolluan lojën dhe kaluan në epërsi në minutën e 54-të, kur Semenyo realizoi pas asistimit të Bernardo Silvës. Ky ishte goli i dytë radhazi për Semenyon në po aq ndeshje me fanellën e Manchester Cityt.
Në minutat shtesë të takimit, konkretisht në të nëntën, Cherki vulosi fitoren me golin përfundimtar 0:2, duke i dhënë skuadrës së Pep Guardiolës një avantazh të konsiderueshëm.
Me këtë rezultat, Manchester City hyn me besim të madh në ndeshjen e kthimit, e cila do të zhvillohet në “Etihad Stadium”, ku synon të sigurojë biletën për finalen e Carabao Cup.


