
Basha s’i merr votat për kryetar të Kuvendit
Deputeti Dimal Basha nuk ka arritur të marrë votat e mjaftueshme për kryeparlamentar.
As Arbërie Nagavci s’i merr votat për kryetare të Kuvendit
Deputetja Arbërie Nagavci nuk ka arritur të marrë votat e mjaftueshme për kryeparlamentar.
Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Arbërie Nagavcin për kryetare të Kuvendit. As ajo nuk i ka marrë votat për të qenë në krye të kësaj pozite.
Murati nuk i merr votat e mjaftueshme për kryeparlamentar
Deputeti Hekuran Murati nuk ka arritur as sot të marrë votat e mjaftueshme për kryeparlamentar.
Murati për të dytën herë në përpjekjen e 57-të të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës është propozuar në emër të Lëvizjes Vetëvendosje nga Donika Gërvalla. Megjithatë, edhe kësaj radhe nuk u arrit kuota e 61 votave.
Nga 106 deputetë të pranishëm për kandidaturën e Muratit votuan 55 deputetë, kundër 46 dhe 5 deputetë kanë abstenuar, raporton rtk.


