Avdullah Hoti zyrtarizon kandidaturën për deputet: “Do ta përfaqësoj qytetarin me dinjitet dhe profesionalizëm”

Avdullah Hoti zyrtarizon kandidaturën për deputet: “Do ta përfaqësoj qytetarin me dinjitet dhe profesionalizëm”

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të ditur kandidaturën e tij për deputet në zgjedhjet e 28 Dhjetorit, duke publikuar numrin që do të mbajë në listën e partisë, numrin 6.

Hoti ka bërë thirrje për mobilizim të votuesve dhe përkushtim ndaj programit të LDK-së, duke theksuar se ky numër dhe numri i partisë, 123, do të kthehen në “zë të fuqishëm të qytetarëve dhe të arsyes”.

“Do të përkushtohem që me dinjitet, profesionalizëm e përkushtim maksimal ta përfaqësoj besimin tuaj në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Do të angazhohemi me vendosmëri për fitoren e LDK-së. Fitorja e LDK-së është fitore e të gjithëve”, tha Hoti.

Ai shtoi se LDK-ja garanton normalitet dhe ligjshmëri në qeverisje, zhvillim ekonomik dhe demokratik të shoqërisë kosovare, si dhe integrim euro-atlantik të Republikës së Kosovës.

“Zoti e bekoftë Kosovën! Zoti e bekoftë Lidhjen Demokratike të Kosovës!”, përfundoi Hoti në mesazhin e tij.

Ky reagim vjen në kuadër të prezantimit të kandidatëve të LDK-së dhe përgatitjeve për fushatën zgjedhore të partisë.

Share This