PDK prezanton listën për zgjedhjet e 28 dhjetorit, Krasniqi: Secili është vlerë më vete

PDK prezanton listën për zgjedhjet e 28 dhjetorit, Krasniqi: Secili është vlerë më vete

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka prezantuar zyrtarisht listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 28 Dhjetorit.

Sipas partisë, kjo listë pasqyron vlerat kyçe të PDK-së: profesionalizëm, ndershmëri dhe përkushtim ndaj shërbimit për vendin.

Në një deklaratë për media, ish-kryetari i partisë, Memli Krasniqi, tha:

“Lista jonë për zgjedhjet e 28 dhjetorit është pasqyra më e mirë e vlerave të PDK-së: njerëz profesionistë, të ndershëm, të përkushtuar dhe të gatshëm t’i shërbejnë Kosovës me dinjitet. Secili prej tyre sjell përvojë, energji dhe besim. Secili është vlerë më vete.”

Ai shtoi se në krye të listës qëndron Bedri Hamza, i cili, sipas Krasniqit, mishëron përvojën, qetësinë dhe vizionin e nevojshëm për Kryeministrin që i duhet Kosovës.

“Me këtë ekip, PDK hyn në garë e fortë, e bashkuar dhe e përgatitur për t’i dhënë vendit një të ardhme që meriton”, u shpreh Krasniqi.

Publikimi i listës shënon një hap të rëndësishëm në përgatitjet zgjedhore të PDK-së, ndërsa partia synon të mobilizojë strukturat dhe të përforcojë pozitat e saj në Kuvend.

Share This