Javë vendimtare për Kosovën, në pritje të krijimit të institucioneve të reja

Javë vendimtare për Kosovën, në pritje të krijimit të institucioneve të reja

Kjo javë mund të sjellë zhvillime konkrete në bisedimet mes Lëvizjes Vetëvendosje, që doli e para nën zgjedhjet e 7 qershorit dhe partisë së dytë opozitare Lidhjes Demokratike të Kosovës për krijimin e institucioneve të reja.

Paralajmërimi erdhi edhe një ditë më parë nga kryeministri në detyrë Albin Kurti, duke thënë se pret rezultate nga bisedimet me Lumir Abdixhikun, ndërsa partitë duhet të jenë të përgatitura për 6 gushtin, kur mbahet seanca për konstituimin e Kuvendit.

Për t’u konstituuar duhet të zgjidhet kryetari dhe pesë nënkryetarët e institucionit ligjvënës.

Lëvizja Vetëvendosje me 53 deputetët e saj dhe votat e partive të komuniteteve joshqiptare mund ta tejkalojë me sukses këtë hallkë, por Albin Kurtit i nevojitet një marrëveshje me partinë opozitare LDK që më 7 qershor siguroi 18 deputetë për të zgjedhur edhe presidentin e ri të vendit, në mënyrë që Kosova të ndërpresë ciklin e bllokimit politik dhe instucional ku është përfshirë që nga viti i kaluar.

Ndërsa për zgjedhjen e kreut të Kuvendit dhe qeverisë së re duhen 61 vota, për kreun e ri të shtetit nevojitet një shumicë prej 2/3 e votave të deputetëve dhe që seanca të mbahet duhet që të pranishëm në sallë të jenë të paktën 80 ligjvënës. /rtsh/

Share This