
ASK: Në muajin shkurt 2026 janë regjistruar 2002 lindje
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare në baza mujore për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet për muajin shkurt 2026.
Në muajin shkurt 2026 janë regjistruar 2 002 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre lindjeve të regjistruara 1 030 lindje janë meshkuj dhe 972 lindje janë femra. Në muajin shkurt 2026 kemi rënie të numrit të lindjeve rreth (13,3%) krahasuar me muajin janar 2026.
Gjatë muajit shkurt 2026 janë regjistruar gjithsej 901 raste të vdekjeve (brenda dhe jashtë Kosovës). Nga gjithsej vdekje të regjistruara, 463 janë meshkuj dhe 438 janë femra. Krahasuar me muajin janar 2026, në muajin shkurt 2026 janë regjistruar (21,2%) raste të vdekjeve të ndodhura më pak.


