
Arteta përmbahet: Arsenali për titull? Jemi ende në tetor
Arsenali vazhdon t’i shkatërrojë të gjithë kundërshtarët e tij në Premier League.
Sot, “Topçinjtë” fituan 1-0 kundër Crystal Palace, me golin e Eze që i dha një shtysë të gjithë ekipit duke e akomoduar në vend të parë, katër pikë larg ndjekësit më të afërt, Bournemouth.
Trajneri Mikel Arteta komentoi rezultatin e ndeshjes: “Një fitore e madhe. E dinim sa e vështirë do të ishte. Merita të mëdha i takojnë Crystal Palace për mënyrën se si u rreshtuan. Ata na e bënë shumë të vështirë të luanim. Arritëm të gjenim një mënyrë për të shënuar kundër një ekipi shumë të organizuar”.
“Nuk shënuam golin e dytë, dhe kur nuk e shënon, je në rrezik. Ata (Palace) janë një ekip jashtëzakonisht i vështirë. Ne arritëm t’i kufizojmë shumë”.
Për golin e Eberechi Eze kundër ish-skuadrës së tij: “Teknika është e pabesueshme. Na duhej diçka e veçantë kundër një skuadre kaq të organizuar mirë”.
Së fundmi, për garën për titull: “Është shumë herët, është ende tetor. Gjendja emocionale është vërtet e lartë, por ka shumë gjëra për të përmirësuar. Do të përpiqemi të rikuperohemi për të mërkurën (kundër Brighton në Carabao Cup)”.


