
Arsenal–Atletiko, përballja vendimtare për finalen e Ligës së Kampionëve
Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë, Arsenali synon të shfrytëzojë formën e shkëlqyer në shtëpi përballë Atletico Madridit, në përpjekje për të siguruar një vend në finalen e Ligës së Kampionëve pas dy dekadash pritjeje.
Gjysmëfinalja mes Arsenal dhe Atletiko Madrid pritet të jetë një duel shumë i fortë dhe i balancuar pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë.
Arsenali i drejtuar nga Mikel Arteta po kalon një formë shumë të mirë, sidomos në shtëpi, ku ka treguar stabilitet dhe efikasitet të lartë në këtë edicion të Ligës së Kampionëve, ndërsa rikthimi në formë i Bukayo Saka i jep skuadrës një shtysë të madhe në sulm.
Në anën tjetër, Diego Simeone dhe Atletiko Madrid mbeten shumë të rrezikshëm falë përvojës në këto faza, edhe pse mungesa e Julián Álvarez mund të ndihet, pasi Antoine Griezmann mbetet arma kryesore në sulm.
Ndeshja që sonte fillon nga ora 21:00, pritet të vendoset nga detaje të vogla, ku Arsenali do të mundohet të kontrollojë lojën dhe të ushtrojë presion, ndërsa Atetiko do të kërkojë të godasë në kundërsulm dhe të shfrytëzojë përvojën e tij, duke e bërë këtë përballje një duel mes formës dhe eksperiencës.

