Arsenali arrin fitoren e dytë, deklason Leeds United

Arsenali arrin fitoren e dytë, deklason Leeds United

Arsenali ka shënuar fitoren e dytë radhazi në këtë edicion të Premier League, duke deklasuar Leeds United me rezultat të thellë 5-0 në stadiumin “Emirates”.

Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta dominoi ndeshjen nga fillimi deri në fund, duke treguar forcë dhe efikasitet në fazën ofensive.

Golat për “topçinjtë” i realizuan Timber në minutën e 24-të dhe të 56-të, Bukayo Saka në minutën e 45-të, si dhe Gyokeres në minutën e 48-të dhe 90+5’ duke vulosur një triumf të merituar.

Me këtë fitore, Arsenali arrin kuotën e gjashtë pikëve, duke ndarë kreun e tabelës me Tottenham, ndërsa Leeds mbetet në vendin e 11-të me tri pikë të grumbulluara.

Share This