
Ardian Gjini: Fitoi demokracia, u rrëzua diktati
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini, ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke e cilësuar si një fitore të demokracisë dhe si rrëzim të “diktatit”.
“Fitoi demokracia, u rrëzua diktati. Me këtë Aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese një gjë është e qartë: Kosova nuk është dhe nuk mund të bëhet diktaturë”, ka shkruar Gjini në Facebook.
Ai ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje duhet të propozojë kandidatin ose kandidaten për kryetar të Kuvendit dhe që deputetët ta votojnë përmes votimit të hapur.
“Nuk mund të abuzohet në pafundësi me propozim vetëm të një kandidati. Nuk mund të mbahet peng shteti vetëm për ambicie të sëmurë të një personi. Shteti nuk i nënshtrohet një individi”, ka përfunduar Gjini.


