
Abdixhiku: Fitore e madhe për Kosovën dhe demokracinë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, e ka cilësuar si fitore të madhe për vendin dhe demokracinë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që përcakton se kryetari i Kuvendit duhet të zgjidhet me votim të hapur.
Ai tha se partia e parë në Kuvend kishte “uzurpuar foltoren” dhe për 48 herë kishte shkelur Kushtetutën duke insistuar në votim të fshehtë.
“Votimi i fshehtë nuk pranohet. Urdhëroheni të mundësoni demokracinë në Republikën e lirë të Kosovës”, shkroi Abdixhiku, duke shtuar se Kosova ka humbur gjysmë viti për shkak të “imponimit dhe përçmimit” të pushtetit aktual.


