
Ambasadori britanik takon Abdixhikun: “E rëndësishme formimi i shpejtë i institucioneve pas zgjedhjeve”
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka njoftuar për një takim që ka zhvilluar sot me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Përmes një postimi, Hargreaves tha se biseda është fokusuar në domosdoshmërinë e formimit të shpejtë të institucioneve pas zgjedhjeve të përgjithshme të 28 dhjetorit.
“Ishte mirë që u takova me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, këtë mëngjes. Ne diskutuam për rëndësinë e formimit të shpejtë të institucioneve pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Shpresoj që fushata zgjedhore të jetë e qetë dhe pa probleme, me qëllim të bashkëpunimit pas zgjedhjeve për të mirën e vendit dhe të popullit të Kosovës”, ka shkruar ambasadori britanik.
Për takimin ka njoftuar edhe vetë Abdixhiku, i cili ka publikuar detaje nga biseda me ambasadorin.


