Allmen fiton medaljen e tretë të artë në Milano-Cortina 2026

Allmen fiton medaljen e tretë të artë në Milano-Cortina 2026

Skiatori zviceran Franjo von Allmen zyrtarisht është kampioni i trefishtë olimpik në skijim alpin në këtë edicion të Lojërave Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026, një arritje që nuk është regjistruar tek meshkujt që nga Jean Claude Killy në Grenoble 1968.

Zvicerani triumfoi në garën e Super-G-së për meshkuj me kohën 1:25.32, duke u bërë i pari zviceran mashkull që fiton tre medalje të arta në të njëjtin edicion të Lojërave Olimpike Dimërore.

Ryan Cochran-Siegle nga SHBA përsëriti suksesin e tij nga Pekini 2022, duke marrë medaljen e argjendtë me kohën 1:25.45, vetëm 0.13 sekonda më shumë se von Allmen.

Medalja e bronztë shkoi te Marco Odermatt, lideri i përgjithshëm i Kupës së Botës, me kohën 1:25.60 (+0.28 sekonda).

Me këtë fitore, vëmendja tashmë zhvendoset nga specialistët e shpejtësisë te ekspertët teknikë të skijimi alpin për pjesën tjetër të garave në Milano Cortina 2026.

Medaljet e Super-G-së për meshkuj:

Franjo von Allmen (Zvicër) – 1:25.32

Ryan Cochran-Siegle (SHBA) – 1:25.45

Marco Odermatt (Zvicër) – 1:25.60

Share This