Alessandro Barbieri, ‘kuzhinieri’ amerikan me shije italiane

Alessandro Barbieri, ‘kuzhinieri’ amerikan me shije italiane

Alessandro Barbieri, talenti 17-vjeçar i snowboard-it nga SHBA, i njohur me nofkën ‘Kuzhinieri’, ka fituar këtë pseudonim për stilin e tij unik, frymëzuar nga rrënjët italiane.

Me dy podiume në World Cup gjatë dy sezoneve të fundit, Barbieri ka tërhequr vëmendjen e publikut për stilin e tij të veçantë, që bashkon teknikën dhe kreativitetin.

“Franca do të më urrejë, por Italia është mbretëresha e stilit. Marr frymëzim nga prindërit e mi italianë dhe e vendos atë në snowboarding,” ka thënë ai për “Olympics.com”, transmeton RTKLive.

17-vjeçari shpjegon se për të, snowboarding-u është art, njësoj si gatimi.

“Provoj të shtoj shije në truket e mia dhe kombinime të ndryshme. Çdo kulturë ka një shije të veçantë dhe stili im italian është ndryshe nga i të tjerëve”, theksoi ai.

Barbieri është një nga emrat për t’u ndjekur në Milano–Cortina 2026, ku shpreson të tregojë talentin dhe kreativitetin e tij në skenën olimpike.

Share This