
Alarm për shëndetin: BE ndalon dy kimikate që përdoren për lyerjen e thonjve!
Bashkimi Evropian ka ndaluar përdorimin e dy përbërësve kimikë të përdorur gjerësisht në lyerjen e thonjve me xhel.
Oksidi i Trimetilbenzoil Difenilfosfinës (TPO) dhe Dimetiltolilamina janë dy substancat që së fundmi janë shtuar në listën e përbërësve të ndaluar në kozmetikë në vendet e BE-së sepse klasifikohen si të supozuara toksike për riprodhimin njerëzor.
TPO është një fotoiniciator i përdorur në lyerjen e thonjve me xhel, ndërsa DMTA është një agjent kondicionues që nxit ngjitjen e solucionit pas thojit.
Tashmë, profesionistët e thonjve dhe konsumatorët do të duhet të kontrollojnë etiketat e produkteve dhe të shmangin ato që përmbajnë këto substanca, dhe kompanitë do të duhet të asgjësojnë produktet që nuk janë në përputhje me rregullat evropiane. /atsh/


