Aksident trafiku në pikëkalimin kufitar në Vërmicë,vdes polici Rexhep Gashi

Aksident trafiku në pikëkalimin kufitar në Vërmicë,vdes polici Rexhep Gashi

Një aksident trafiku me pasojë vdekje ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së dielës, rreth orës 02:30, në afërsi të pikëkalimit kufitar në Vërmicë të Komunës së Prizrenit.

Sipas Policisë së Kosovës, viktimë e këtij aksidenti është polici Rexhep Gashi, 59-vjeç nga Malisheva, i cili ishte i angazhuar në detyrë në pikën kufitare në Vërmicë.

“Aksidenti ka ndodhur gjatë kohës kur polici ishte duke patrulluar në këmbë pranë pikë-kalimit kufitar dhe në një moment ka tentuar të kalojë rrugën. Në atë çast, nga drejtimi Prizren – Vërmicë, ka ardhur një automjet i cili, duke mos përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës, e ka goditur viktimën me pjesën e përparme të automjetit. Si pasojë, këmbësori ka mbetur i vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa në veturë janë shkaktuar dëme materiale”, ka njoftuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Sipas tij, vdekja e viktimës është vërtetuar nga ekipi i emergjencës që ka dalë në vendin e ngjarjes, derisa i pranishëm ka qenë edhe prokurori kujdestar.

“Përveç hetuesve nga Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor të Prizrenit (NJRTRR), në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe eprorë të lartë policorë. Me urdhër të prokurorit, kufoma është dërguar në IML për autopsi, ndërsa ngasësi i automjetit të dyshuar, D.D., mashkull rreth 28 vjeçar, shtetas i Republikës së Shqipërisë, është ndaluar në mbajtje për 48 orë”, ka shtuar Bytyqi, raporton rtk.

Ai ka bërë të ditur se ky rasti i është referuar për procedura të mëtejme Prokurorisë Themelore në Prizren.

Share This