Aksident fatal në Bresje të Fushë-Kosovës, humb jetën një këmbësor

Aksident fatal në Bresje të Fushë-Kosovës, humb jetën një këmbësor

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Bresje të Fushë-Kosovës.

Lajmin, për RTKlive, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se rreth orës 05:00 policia ka pranuar informatën për një aksident trafiku me pasoja fatale, ku ishin të përfshirë një automjet dhe një këmbësor.

Si pasojë e aksidentit, këmbësori, mashkull, ka ndërruar jetë, ndërsa vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Share This