Ndryshim i motit në Kosovë, priten reshje shiu e bore

Ndryshim i motit në Kosovë, priten reshje shiu e bore

Gjatë javës priten ndryshime në kushtet atmosferike, ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.Sipas parashikimeve, nga dita e martë do të fillojnë reshjet.

Në zonat malore dhe në lartësi më të mëdha priten reshje bore, ndërsa në zonat e ulëta do të ketë kryesisht shi, i cili në disa momente mund të përzihet edhe me borë.

Temperaturat minimale do të bien në vlera të ulëta, ndërsa ato maksimale mund të arrijnë deri në rreth 16 gradë Celsius.

Sa i përket kushteve agrometeorologjike, IHMK vlerëson se ato do të jenë përgjithësisht të përshtatshme për zhvillimin e aktiviteteve bujqësore.

Të hënën moti parashihet të jetë kryesisht i vranët, me periudha të shkurtra me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -2 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 13 deri në 16 gradë Celsius.

Të martën pritet mot i vranët i shoqëruar me reshje shiu dhe bore. Temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 9 deri në 12 gradë Celsius.

Të mërkurën moti do të jetë kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 1 dhe 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 10 deri në 13 gradë Celsius.

Të enjten pritet mot i vranët me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 10 deri në 13 gradë Celsius.

Kushtet e motit do të jenë të ngjashme edhe të premten. Temperaturat minimale do të jenë nga -1 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 9 deri në 12 gradë Celsius.

Share This