
Adnan Januzaj drejt rikthimit te Anderlecht
Adnan Januzaj është pranë përfundimit të aventurës së tij në Spanjë.
Mesfushori belg po zhvillon bisedime me klubin e Sevillës për të ndërprerë kontratën, në mënyrë që të bëhet lojtar i lirë këtë verë.
Sipas medieve belge, Anderlecht ka shfaqur interesim të qartë për ta rikthyer Januzajn në shtëpi, dhe një transferim me kosto zero do të ishte i favorshëm për të dy palët. Klubi nga Brukseli e sheh Januzajn përforcim me përvojë ndërkombëtare dhe cilësi kreative në mesfushë.
Nga ana tjetër, Sevilla është në proces ristrukturimi financiar, me qëllim uljen e buxhetit të pagave për të krijuar hapësirë për afrime të reja gjatë tregut të kësaj verë. Kështu, ndarja me Januzajn shihet si zgjidhje e mirë për të dyja palët.
30 vjeçari ka pasur një karrierë të luhatshme që përfshin ekipe si Manchester United, Real Sociedad dhe Sevilla. Një rikthim te Anderlecht — klubi ku bëri hapat e parë si futbollist — do të ishte një mundësi për rilindje në vendlindje.


