
Administrata e Trump ndalon regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë në universitetin e Harvardit
Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i ka hequr të drejtën Universitetit të Harvardit për të regjistruar studentë ndërkombëtarë.
Univeristeti Harvard e quajti këtë veprim “të paligjshëm”.
“Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, i ka urdhëruar Departamentit të ndërpresë akreditimin e Universitetit të Harvardit në Programin e Studentëve dhe Vizitorëve të Shkëmbimit. Ky veprim do të thotë që Harvardi nuk mund të regjistrojë më studentë ndërkombëtarë dhe studentët ekzistues ndërkombëtarë duhet të transferohen ose të humbasin statusin e tyre ligjor. Kjo administratë po e mban Harvardin përgjegjës për promovimin e dhunës, antisemitizmit dhe koordinimin me Partinë Komuniste Kineze në kampusin e saj. Është një privilegj, jo një e drejtë, për universitetet të regjistrojnë studentë ndërkombëtarë dhe të përfitojnë nga tarifat më të larta të shkollimit që paguajnë për të ndihmuar në rritjen e fondeve të tyre multi-miliardë dollarëshe”, tha Departamenti në një deklaratë.
Vendimet e administratës Trump mund të ndikojnë në mijëra studentë ndërkombëtarë që studiojnë në universitet. Mbi 6,700 studentë ndërkombëtarë u regjistruan në institucion vitin e kaluar akademik, tregojnë të dhënat e universitetit, duke përbërë 27% të trupit të studentëve të tij.
Lajmi u përhap me shpejtësi në komunitetin ndërkombëtar në kampus duke shkaktuar frikë dhe frustrim midis mijëra studentëve, e ardhmja e të cilëve u vu papritur në dyshim.
Administrata Trump ka nisur hetime në dhjetëra universitete në të gjithë vendet dhe ka marrë lëshime nga institucione të tjera të mëdha amerikane si Universiteti i Kolumbias në Nju Jork. /rtsh/


