Abdixhiku dhe Spiropali diskutojnë për Kosovën, Shqipërinë dhe rrugën drejt BE-së

Abdixhiku dhe Spiropali diskutojnë për Kosovën, Shqipërinë dhe rrugën drejt BE-së

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, priti sot në takim kryediplomaten shqiptare, Elisa Spiropali, gjatë vizitës së saj në Kosovë.

Tema kryesore e diskutimit ishte thellimi i bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, sfidat e sigurisë në rajon, si dhe koordinimi për integrimet euroatlantike.

“Është thelbësore që zëri i dy vendeve të jetë i unifikuar dhe i qartë për partnerët ndërkombëtarë, sidomos në çështjet e stabilitetit rajonal dhe sundimit të ligjit”, theksoi LDK-ja në njoftimin e saj.

Të dy liderët ritheksuan se Kosova dhe Shqipëria ndajnë histori, vlera dhe aspirata të përbashkëta, dhe se përgjegjësia e përbashkët për paqen dhe perspektivën evropiane është prioritet strategjik.

Bashkëpunimi i ngushtë institucional, dialogu politik i rregullt dhe përkrahja reciproke në rrugën drejt BE-së dhe NATO-s janë shtylla kryesore për të ardhmen e qytetarëve dhe për forcimin e rolit të dy vendeve në skenën ndërkombëtare.

Share This