
A ia dha fanellën e premtuar Ronaldo pas lojës? Përgjigjet Szoboszlai
Dominik Szoboszlai ishte protagonist i natës së mbrëmshme në ndeshjen mes Portugalisë dhe Hungarisë, e cila përfundoi baras, 2:2.
Mesfushori i Liverpoolit e shënoi golin e barazimit në fund në Alvalade dhe e shtyu për një muaj kualifikimin e “Seleçao das Quinas” në Botërorin 2026.
Futbollisti kreativ kishte ëndërruar ta ndante një fushë me Cristiano Ronaldon dhe një gjë e tillë kishte ndodhur muajin e kaluar, shkruan “Express”.
Në atë kohë, “CR7” i kishte premtuar se do t’ia jepte fanellën e tij në ndeshjen e ardhshme, më saktësisht atë të mbrëmshmen.
Dhe, ëndrra e Szoboszlai më në fund u bë realitet, pas vitesh e vitesh pritjeje.
“Po, e kam marrë fanellën që më ishte premtuar”, u përgjigj me buzëqeshje futbollisti i Liverpoolit.


