A do të largohet Alvarez nga Atletico Madrid? Flet agjenti i tij

A do të largohet Alvarez nga Atletico Madrid? Flet agjenti i tij

Agjenti i Julian Alvarez, Fernando Hidalgo, ka reaguar pas raportimeve se sulmuesi argjentinas po mendon largimin nga Atletico Madrid.

Ditëve të fundit është raportuar se Alvarez është i pakënaqur dhe po kërkon të largohet nga skuadra madrilene, por përfaqësuesi i tij i ka quajtur këto pretendime “të pavërteta”.

“Asgjë nga ato që janë shkruar nuk është e vërtetë. Janë vetëm spekulime imagjinare,” tha Hidalgo për “Calciomercato.it”.

Alvarez, i cili iu bashkua Atleticos këtë verë, ka kontratë me klubin deri në verën e vitit 2030, dhe sipas agjentit të tij, është plotësisht i përkushtuar ndaj projektit të skuadrës së Diego Simeones.

Share This