
Hoti pas pezullimit të dialogut nga SHBA: Kosova nuk e meriton këtë lidership
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për pezullimin e dialogut strategjik me Kosovën.
Në një postim në rrjetet sociale, Hoti ka thënë se ky është një zhvillim shumë i rëndë për vendin, duke kujtuar se vetëm pesë vite më parë Kosova ishte pritur në Shtëpinë e Bardhë.
“Shumë keq. Para pesë vitesh ishim në Shtëpinë e Bardhë. Sot suspendohet dialogu edhe për partneritet strategjik mes Kosovës dhe ShBA-së. Kosova nuk e meriton këtë lidership. Krerët e Kosovës të zënë me debate e fyerje ndaj gazetarëve, bizneseve e partive politike që nuk po i ndjekin në theqafjen e shtetit”, ka shkruar Hoti.
Ky reagim vjen në vazhdën e kritikave të shumta të opozitës ndaj qeverisë në lidhje me raportet me partnerët ndërkombëtarë dhe ndikimin e tyre në pozitën ndërkombëtare të Kosovës.


