Pritje deri në pesë orë në Merdarë për dalje nga Kosova

Pritje deri në pesë orë në Merdarë për dalje nga Kosova

Mërgimtarët po përballen me pritje të gjata në dalje nga Kosova përmes pikës kufitare në Merdarë, ku koha e pritjes vlerësohet nga katër deri në pesë orë.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolona janë krijuar edhe në disa pika të tjera. Te Dheu i Bardhë pritjet arrijnë deri në 40 minuta, ndërsa në Han të Elezit nga 15 deri në 20 minuta.

Në të gjitha pikat tjera kufitare pritjet nuk kalojnë pesë minuta.

Ndërkohë, për hyrje në Kosovë, vonesa është regjistruar vetëm në Jarinje, ku pritjet zgjasin deri në 30 minuta.

Share This