Ushtarët gjermanë të KFOR’it organizojnë ekspozitë armësh për kolegët amerikanë në Bondsteel

Ushtarët gjermanë të KFOR’it organizojnë ekspozitë armësh për kolegët amerikanë në Bondsteel

Më 29 gusht 2025, misioni i udhëhequr nga NATO në Kosovë – KFOR, ka njoftuar se ushtarët gjermanë nga Komanda Rajonale Lindje kanë organizuar një ekspozitë armësh në kampin Bondsteel.

Sipas njoftimit zyrtar, aktiviteti u zhvillua me qëllim të mirëpritjes së trupave amerikane që veprojnë në kuadër të misionit.

“Ushtarët gjermanë nga Komanda Rajonale-Lindje (RC-E) e misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, organizuan një ekspozitë armësh në Kampin Bondsteel për të mirëpritur trupat amerikane”, thuhet në postimin e KFOR’it.

Ky aktivitet u pa edhe si një formë e forcimit të bashkëpunimit dhe ndërveprimit mes kontingjenteve të ndryshme të KFOR’it që operojnë në Kosovë.

Share This