UKRAINË/Një pilot vdes, pas rrëzimit të një avioni ushtarak ”MiG-29”

UKRAINË/Një pilot vdes, pas rrëzimit të një avioni ushtarak ”MiG-29”

Një avion luftarak ukrainas tip “MiG-29” u rrëzua gjatë uljes pas një fluturimi, duke shkaktuar vdekjen e pilotit, njoftoi sot  Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës.

Shkaku i aksidentit ende po hetohet.

“MiG-29”, i cili daton që nga koha sovjetike, përbën bazën e forcës ajrore të vogël të Ukrainës, e cila ka marrë avionë të së njëjtit lloj nga Polonia dhe Sllovakia që prej fillimit të pushtimit të plotë rus në shkurt 2022.

Forca ajrore raportoi gjithashtu për sulme me 49 dronë rusë gjatë natës, prej të cilëve 36 u rrëzuan. U raportuan goditje në shtatë zona, ndërsa në mëngjes ranë sirenat e alarmit në Kiev.

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, tha se mbrojtja ajrore ishte në veprim dhe se një dron kishte rënë mbi një rrugë. /atsh/

Share This