
Djali i Jakup Krasniqit thirrje për protestë: “Jo për individë, por për luftën e drejtë të UÇK-së”
Altin Krasniqi, djali i ish-krerëve të UÇK-së, Jakup Krasniqit, ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen protestës së sotme, e cila do të mbahet nga ora 17:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Në një postim në Facebook, ai theksoi se protesta nuk ka të bëjë me mbrojtjen e disa individëve, por me mbrojtjen e vlerave të luftës çlirimtare të Kosovës.
Sipas tij, protesta është kundër përpjekjeve për të barazuar viktimën me agresorin dhe kundër padrejtësive që po u bëhen ish-pjesëtarëve të UÇK-së.
“Ata luftuan për ne. Ne sot kemi obligim moral dhe kombëtar të protestojmë për ta,” shkroi Krasniqi.
Ai shtoi se kjo është një thirrje për drejtësi dhe për mbrojtjen e luftës së drejtë të popullit të Kosovës.


