Ndërpritet seanca ndaj të akuzuarve për sulmin terrorist në ‘Ibër-Lepenc’

Ndërpritet seanca ndaj të akuzuarve për sulmin terrorist në ‘Ibër-Lepenc’

Është ndërpre seanca fillestare në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin ku dy vëllezërit Dragisha e Jovan Viqentijeviq dhe Igor Dimoviq, akuzohen për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit në Varagë të Zubin-Potokut.

Mbrojtësi i të akuzuarit Jovan Viqentijeviq, avokati Nebojsha Vllajiq, ka kërkuar që prokurori Bekim Kodraliu, të përjashtohet nga lënda.

Vllajiq i tha gjykatës se ai nuk ka e ka nisur hetimet. Avokati i të akuzuarit për sulm terrorist dhe spiunazh tha se prokurori special ka qenë i anshëm dhe nuk e ka pranuar asnjë kërkesë të mbrojtjes gjatë procesit hetimor. Me këtë propozim u pajtua avokati Millosh Deleviq, edhe ky kërkoi shtyrje të seancës së sotme.

Seanca u shty deri në shqyrtimin e kërkesës së mbrojtjes për përjashtimin e prokurorit të rastit.

Share This