
Memli Krasniqi fton qytetarët në protestën kundër Gjykatës Speciale: Le të jehojë zëri i secilit që s’e pranon njollosjen e luftës për liri
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, u ka bërë thirrje qytetarëve të bashkohen në protestën e thirrur nga veteranët e UÇK-së kundër Gjykatës Speciale, që do të mbahet nesër, më 7 gusht, në ora 17:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
“Protesta nuk është thjesht reagim, por një akt ndërgjegjeje kombëtare”, ka deklaruar Krasniqi.
Ai shtoi se kjo është një thirrje për të mos lejuar njollosjen e luftës për liri dhe rishkrimin e padrejtë të historisë.
“Me çlirimtarët. Për drejtësi. Për Kosovën”, përfundoi ai.


