Osmani tërheq kërkesën nga Kushtetuesja për shkak të gjyqtarit Llaban, reagon Gjykata

Osmani tërheq kërkesën nga Kushtetuesja për shkak të gjyqtarit Llaban, reagon Gjykata

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar të martën se ka tërhequr kërkesën e dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese më 22 korrik, për shkak të caktimit të gjyqtarit Radomir Llaban si raportues.

Ajo e cilësoi këtë vendim si mbrojtje të rendit kushtetues, duke e quajtur Llabanin “rrezik për sigurinë kombëtare”.

Në reagimin e saj, Gjykata Kushtetuese ka sqaruar se gjyqtari Llaban është emëruar në mënyrë ligjore që nga viti 2018 dhe se ndarja e lëndëve bëhet sipas procedurave të përcaktuara. Ajo theksoi se të gjitha rastet trajtohen me “paanshmëri dhe profesionalizëm”.

Gjykata nënvizoi se vendimet merren në përbërje të plotë dhe se palët kanë të drejtë të tërheqin kërkesat e tyre, por theksoi besimin në procesin e saj të brendshëm.

Share This