
Isa Mustafa kritikon Qeverinë për mbështetjen ndaj ZRrE-së dhe dëmin e sektorit privat
Ish-kryeministri Isa Mustafa ka kritikuar ashpër sjelljen e Qeverisë në detyrë dhe ministrave të saj, duke i akuzuar se po veprojnë pa kontroll parlamentar dhe pa llogaridhënie, veçanërisht në çështjen e tregut të lirë të energjisë dhe mbështetjes ndaj ZRrE-së.
Përmes një postimi në Facebook, Mustafa tha se vendimet për tregun e lirë nuk i takojnë ZRrE-së, por duhet të bazohen në ligj dhe vendime gjyqësore, duke përmendur rrezikun që po i kanoset bizneseve private, punëtorëve, investimeve, si dhe sistemit bankar dhe konkurrencës.
Sipas tij, ligji për tregun e lirë duhet të zbatohet vetëm kur ka konkurrencë reale në treg që sjell përfitime për sektorin privat, jo kur ka pasoja shkatërruese për të.
“Duhet të ruhemi nga pasojat e mendësisë dhe veprimeve shkatërruese! Shtet kemi aq sa kemi ekonomi. Çfarë do të mbetet nga ky shtet nëse edhe këtë ekonomi ia shkatërrojmë?”, përfundon Mustafa.


