Capello i zhgënjyer me situatën e Luiz: Mendoj se është i nënvlerësuar

Capello i zhgënjyer me situatën e Luiz: Mendoj se është i nënvlerësuar

Ish-trajneri i Juventusit, Fabio Capello, ka shprehur zhgënjimin e tij për përplasjen mes klubit dhe mesfushorit brazilian Douglas Luiz, i cili mungoi pa leje në ditën e parë të përgatitjeve parasezonale, duke detyruar klubin të marrë masa disiplinore.

“Është për të ardhur keq, sepse mendoj se është i nënvlerësuar. Është në listën e largimeve dhe nuk ka bindur, por mua më ka pëlqyer, edhe pse më pas u zhduk. Mendoja se kishte cilësitë e duhura, që ishte një lojtar i mirë. Shumë lojtarë nuk i konsiderojnë veten të mirë, por ndoshta nuk u janë dhënë kushtet për të dhënë më të mirën”, ka thënë Capello për “La Gazzetta dello Sport”, transmeton RTKLive.

Ai përmendi edhe Nico Gonzalez si shembull tjetër.

“Juventusi investoi shumë sezonin e kaluar, me lojtarë si Nico, Douglas dhe Teun Koopmeiners. Të mendosh se ky i fundit tani duket në vështirësi, pas asaj që tregoi te Atalanta, është e pabesueshme”, pohoi Capello,

Sipas Capellos, problemi qëndron te mungesa e integrimit.

“Janë lojtarë që nuk kanë arritur të përshtaten dhe të japin atë që pritej prej tyre. Rreziku tani është që ata të largohen dhe të lulëzojnë diku tjetër, duke treguar atë që nuk arritën te Juventusi”, përfundoi Capello.

Share This