Diplomati Petritsch: Puna me Kurtin më e vështirë sesa me Thaçin

Diplomati Petritsch: Puna me Kurtin më e vështirë sesa me Thaçin

Është e qartë se Qeveria e Kosovës po i injoron sanksionet e vendosura nga Bashkimi Evropian, sepse ato nuk janë efektive, tha ish i dërguari i BE-së për Kosovën, Wolfgang Petritsch.

Diplomati austriak i karrierës tha se sanksionet e BE-së ndaj Kosovës nuk kanë qenë efektive për shkak të shkallës së ulët ekonomike të vendit.

“Padyshim, qeveria në Prishtinë po i injoron sanksionet. Këto sanksione nuk janë efektive, sepse, dhe kjo duhet të merret parasysh, Kosova është në një nivel kaq të ulët ekonomik saqë sanksionet janë shumë më pak efektive”, ka nënvizuar Petritsch në një deklarim për portalin serb të veriut “Kosovo-Online”.

I pyetur se si mund të ushtrojë Bashkimi Evropian presion ndaj Albin Kurtit, Petritsch deklaroi se është e vështirë.

“Ushtrimi i presionit ose puna me Kurtin është sigurisht më e vështirë sesa ishte më parë, me Hashim Thaçin. Duhet të gjendet diçka e re”, ka thënë ë ish-diplomati austriak.

Petritsch ka shprehur besimin e tij se i dërguari i ri i BE-së për dialogun, Peter Sorensen, do të gjejë mjetet për rikthimin në dialog të Kosovës dhe Serbisë.

“Mendoj se tani është e nevojshme të gjejmë një fillim të ri”, ka thënë Petritsch.

Share This