Raktiç pensionohet mes emocioneve dhe lotëve

Raktiç pensionohet mes emocioneve dhe lotëve

Ivan Rakitiç sapo ka njoftuar fundin e karrierës së tij profesionale.

37-vjeçari i ‘var këpucët në gozhdë’ pasi ka luajtur për disa nga klubet prestigjioze si Schalke 04, Sevilla dhe FC Barcelona, kurse, sezonin e kaluar, mesfushori luajti për Hajduk Split .

“Ke qenë pjesë e jetës sime që nga dita e parë. Nga fushat e futbollit të Möhlin, qytetit tim të lindjes në Zvicër, deri te stadiumet më të mëdha në botë, ke qenë gjithmonë aty… Futboll, më ke dhënë më shumë sesa kam ëndërruar ndonjëherë. Më ke dhënë gëzim dhe lot. Më ke dhënë një jetë të tërë, një jetë për të cilën do të jem gjithmonë krenar. Tani është koha të them lamtumirë. Faleminderit futboll”, ka thënë Rakitiç.

Share This