Dronët rusë godasin Ukrainën jugore dhe lindore

Dronët rusë godasin Ukrainën jugore dhe lindore

Sulmet ruse me dronë goditën disa pjesë të Ukrainës gjatë natës, duke përfshirë ndërtesa banimi në rajonin jugor të Khersonit – ku u plagosën 19 persona, sipas guvernatorit rajonal, Olexandr Prokudin.

“Një gazsjellës, një pikë karburanti, një punishte riparimi makinash dhe disa automjete private u dëmtuan gjithashtu”, shkroi Prokudin në Telegram.

“Në qytetin lindor ukrainas të Chuhuiv, të paktën tre persona u plagosën në sulmin me dron, përfshirë një djalë 12-vjeçar”, tha guvernatori ushtarak Oleh Synegubov në Telegram.

“Dy persona u plagosën gjithashtu në Kupjansk”, shtoi ai.

Media ukrainase raportoi se një numër njerëzish kërkuan strehim në boshte hekurudhore nëntokësore dhe strehimore të tjera.

Sirenat e sulmit ajror u dëgjuan në pjesë të mëdha të vendit, duke përfshirë rajonin verior si, Sumy, Donetsk dhe Kharkiv dhe Dnipro dhe Zaporizhia në juglindje.

Fillimisht nuk u dha asnjë informacion në lidhje me dëmet apo viktimat.

Ukraina, nga ana tjetër, sulmoi objektivat në Rusi.

“Dronët rus u interceptuan në rajonin e Rostovit në Rusinë jugore dhe në rajonin e Smolenskut në jugperëndim të Moskës”, sipas raporteve zyrtare.

Pretendimet nga të dyja palët nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur. /atsh/

Share This